×
  • Lajme
  • Lajme / Energjia

    Komunikimet Mihali-Krasniqi, Çitaku: Sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Vetëvendosja

    Reporteri
    14 Tetor 2024 | 18:13

    Vlora Çitaku,  sekretare e Përgjithshme e PDK-së, ka reaguar pas publikimit të komunikimeve ndërmjet Dejona Mihalit me ishkryeshefin e KEK-ut,  Nagip Krasniqi. 

    Ajo ka thënë se këto komunikime i konfirmojnë vërtetojnë dhe të gjitha dyshimet për aferat korruptive.

    Sipas Çitakut ‘të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje’.

    “Ftojmë institucionet e rendit t’i shkojnë deri në fund hetimeve, dhe udhëheqësit e këtyre skemave abuzive, të cilat varfëruan qytetarin dhe pasuruan pushtetarët, të sillen para drejtësisë”, shkruan Çitaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!