×
  • Lajme
  • Lajme / PDK

    Komunikimi i Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin, Çitaku: Ajo është thjeshtë altoparlanti, prapa të gjithave qëndron Kurti

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 7:43
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

    Gjatë ditës së hënë janë publikuar disa komunikime në mes të Koordinatores së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi.

    Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike, që Krasniqi e konfirmon se “pak a shumë është i vërtetë”.

    Më vonë në komunikimet tjera, Mihali vendos se kur do të ketë reduktime të rrymës në Kosovë. Ajo e udhëzon Krasniqin që në ditë të caktuara të mos ketë reduktime.

    Lidhur me publikimin e këtyre komunikimeve kanë reaguar nga Partia Demokratike e Kosovës. Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se  Dejona Mihali nuk ka asnjë lloj peshe politike as relevance elektorale.  Ajo është shprehur se pas tërë kësaj qëndron lideri i VV-së, Albin Kurti i cili i merr vendimet.

    “Pashë besën, mos u merrni me Dejona Mihajlin.
    Ajo nuk ka asnjë lloj peshe politike as relevance elektorale. Nuk ka as rol historik. Asnjë lloj roli apo relevance nuk e ka, përveç funksionit që ia ndanë regjisori i cirkut.
    Nagipi nuk kish me folë kurrë me të, sikur ajo mos të ishte e veshur me pushtet nga lideri suprem.
    Nuk vendosë Dejona kur ndalet rryma. Lideri i VV vendosë. Dejona është thjeshtë altoparlanti”, shkruan Çitaku.

    Platforma ‘Signal’ që njihet si më vështirë e përgjueshme, ka qenë forma më e shfrytëzuar për komunikim ndërmjet koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit, dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. /Reporteri.net/

    “A po vjen te ne… me kapelë”, publikohet një bisedë tjetër mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!