×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Konferenca e Mynihut bën bashkë Kurtin dhe Ramën, shfaqen të buzëqeshur në krah të njëri-tjetrit

    Reporteri
    16 Shkurt 2025 | 21:11

    Dy kryeministrat, ai i Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti janë takuar në Mynih, aty ku morën pjesë në Konferencën e Sigurisë.

    Në Mynih, Rama dhe Kurti janë shfaqur të buzëqeshur në krah të njëri-tjetrit, këtë e tregojnë disa foto që ka publikuar kryeministri shqiptar ë rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Fotoja ku Rama dhe Kurti shfaqen të buzëqeshur dhe me dorën hedhur mbi shpatullat e njëri-tjetrit e hap albumin në fjalë.

    Në një tjetër foto Rama dhe Kurti shfaqen duke biseduar, teksa së bashku me ta ndodhen edhe dy ministrat e Mbrojtjes, Pirro Vengu i Shqipërisë dhe Ejup Maqedonci i Kosovës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!