×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmimi i aktakuzës dhe dorëheqja e Thaçit bën bujë në mediat ndërkombëtare

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 12:45

    Mediat e huaja kanë shkruar për konfirmimin e aktakuzës për krime lufte ndaj krerëve të UÇK-së.


    Bujë në mediat ndërkombëtare ka bërë sidomos dorëheqja e presidentit Thaçi, që pasoi pas konfirmimit të aktakuzës nga Tribunali Special, shkruan Reporteri.

    Gazeta e madhe amerikane Washington Post shkruan për dorëheqjen e Thaçit dhe konfirmimin e aktakuzës për krime lufte nga Tribunali Special.

    Kjo gazetë citon edhe një zëdhënës të prokurorit në Hagë, i cili tha për Associated Press se  nuk Tribunali Special nuk komenton mbi njoftimin e Thaçit për dorëheqje.

    Ndryshe, Ish-presidenti Thaçi ka njoftuar  përmes një konference për media se gjyqtari i procedurës paraprake të Dhomave te Specializuara ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar.

    Thaçi në konferencë njoftoi se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit, çka edhe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

    Në Hagë do të udhëtojë edhe ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!