Një person ka vdekur nga koronavirusi të shtunën në vend. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 9.169 testime, 1.370 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 persona, duke çuar numrin e të shëruarve në 106.056.
Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 6.815.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID, të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Këto masa më së shumti prekin personat të cilat nuk janë vaksinuar ende me asnjërën nga dozat e vaksinës kundër koronavirusit.
Nga data 20 gusht e deri më 10 shtator, për një muaj rresht, qytetarët që nuk janë imunizuar ende kundër COVID-19, nuk do të lejohet të hyjnë në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambientet ku mbahen ahengjet (dasma, fejesa, ahengje familjare, etj.), grumbullimet, tubimet masive (festivale, koncerte, etj.), të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, nëse nuk posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme: