×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohen 3 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 22:57

    Numri i rasteve të personave të prekur me koronavirus është rritur këtë të hënë me 3 raste të reja në Maqedoninë e Veriut.


    Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate për mediat bën me dije se tre personat e infektuar janë familjarë të çiftit tashmë të infektuar nga Dibra.

    “Pacientët pozitivë, nga e premtja, 6 marsi, kanë qenë në izolim shtëpiak, që nga sonte ata do të trajtohen në spital pranë Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Febrile në Shkup”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

    Kjo e çon në 7 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në Maqedoninë e Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!