×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohen edhe tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë, në total 135 të infektuar

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 8:05

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas mesnate ka konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus, dukë bërë që numri total i të infektuarve të shkojë në 135.


    Rastet janë raste kontakti dhe të infektuarit janë nga Mitrovica e Veriut, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ishin konfirmuar edhe gjashtë raste të tjera.

    Njoftimi i plotë:

    “Sot më 04.04.2020 (01:30 pas mesnate), në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR (testimi 2), janë testuar 138 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive”.

    IKSHP’ja ka njoftuar se në vazhdimësi orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

    “Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.772 kontakte të rasteve”, njofton Instituti.

    Koronavirusi, që e shkakton sëmundjen COVID-19, është shfaqur për herë të parë në Kosovë më 13 mars. Për shkak të koronavirusit, autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!