Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova sapo ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Kosovë me asistencë financiare prej 160 milionë eurosh, në luftën kundër Covid-19.
Ajo këtë ua ka bërë të ditur gjatë bisedave dy ditore që ka pasur me Ministren Rozeta Hajdari dhe atë të Financave Besnik Bislimi.
“Më shumë se 160 milionë euro Bashkimi Evropian do të mund të ndaj për Kosovën, në kuadër të asistencën makrofinanciare. Ato do të ndahen në periudhën prej 2-6 muaj, për sektorin e bujqësisë, sektorin privat si dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar Apostolova në twitter.
Ndryshe, Kosova më herët ka pranuar edhe 1.1 milionë nga shteti amerikan, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.