Edhe një person nga Lipjani ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti. Ai ka thënë se personi ka qenë i karantinuar që nga data 08 prill 2020, dhe pas shfaqjes së simtomave ka rezultuar pozitiv.
Ahmeti ka thënë se pas rekomandimit të institutit shëndetësor do të ndërmarrin masat e nevjojshme.
“Po është e vërtetë. Personi është nga qyteti i Lipjanit, i datëlindjes, 1976. Ai ka qenë i karantinuar prej datës 08.04.2020 pasi që ka pas kontakt me një person tjetër që ka qenë i infektuar. Pas rekomandimeve të institutit shëndetësor ndërmarrin masat e nevjojshme”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, nga qyteti i Lipjanit, tani rezultojnë dy persona të infektuar me Covid-19. Po ashtu është shëruar edhe një tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.