Tre kosovarë kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve me të cilat u përball shteti i Gjermanisë.
Njëra nga viktimat është e reja, Vanessa Koxha, nga Kaçaniku, kurse viktima e dytë është Shaban Delija nga fshati Zahaq i Pejës, identiteti i të cilit i zbulua nga kryeministri Kurti.
Kurse sot, Albin Kurti, në telegramin e dytë të dërguar familjes Delija nga Zahaqi i Pejës, ka zbuluar identitetin e viktimës së tretë që humbi jetën si pasojë e vërshimeve në shtetin gjerman.
Bëhet fjalë për Raze Delijajn, vdekja e së cilës u konfirmua pak ditë pas vdekjes tragjike nga vërshimet, të bashkëshortit të saj, Shaban Delija.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Raza Delija, e cila humbi jetën nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani.
“Në letrën e ngushëllimit, e cila i është dërguar familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy familjarëve në fatkeqësinë natyrore që goditi Gjermaninë“, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit”, ka shkruar Kurti në letrën e ngushëllimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.