Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka konfirmuar se tarifat e reja të energjisë elektrike që pritet të jenë më të shtrenjta për 14 përqind, do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti, deri më 31 mars të vitit 2024.
“Tarifat e reja do të hynë në fuqi më 1 prill 2023 dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024. Sipas raportit konsultativ që ende nuk është final, propozimi nga stafi i ZRRE-së është që rritja e nevojshme për reflektimin e kostos së sistemit të jetë rreth 14 për qind”, ishte ai për “IndeksOnline”.
Fejzullahu ka shtuar se rritja e përqindjes në 14, nëse konvertohet në euro, i bie rreth 50 milionë euro shtesë të nevojshme në sistem në raport me tarifat aktuale.
Sipas tij, kërkesa e KEDS-it ka qenë për rritje 55 për qind.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.