×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet një rast me coronavirus në Kaçanik, vetizolohen kontaktet

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 17:44

    Është konfirmuar një rast me coronavirus në Kaçanik, ndërsa të gjitha ata që kanë pasë kontakt me të infektuarin janë vetizoluar.


    Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kaçanik, Sinan Zeneli, përmes një postimi në Facebook.

    Njoftimi i plotë:

    Qytetarë të nderuar të Komunës së Kaçanikut,sapo kemi marrë informacionin zyrtar se e kemi 1 rast të konfirmuar me Covid-19 pozitiv! Të gjithë ata, që kanë pasë kontakt me rastin në fjalë tashmë janë vetëizoluar!

    Ne duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat e ndërmarra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë ,sepse kjo është mënyra e vetme për ta ndaluar përhapjen e Covid-19 !

    KUJDES,RREZIKU ENDE NUK KA KALUAR!

    Drejtori

    Dr.Sinan Zeneli

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!