×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet rasti i dytë i Lisë së Majmunit në Zvicër

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 15:41

    Në Zvicër është konfirmuar rasti i dytë i lisë së majmunit. Virusi u zbulua te një person në Gjenevë, i cili ishte kontaminuar “gjatë një udhëtimi jashtë vendit”, ka konfirmuar Departamenti i Shëndetësisë i kantonit, përcjell albinfo.ch.

    Ai shtoi se personi i infektuar “është aktualisht në izolim, gjendja e tij e përgjithshme është e mirë dhe aktualisht nuk kërkon shtrimin në spital”.

    Gjurmimi i kontaktit është duke u zhvilluar për të gjetur njerëzit që janë ekspozuar ndaj të sëmurit, thanë zyrtarët nga ky kanton.

    Ky është rasti i dytë i njohur i lisë së majmunëve në Zvicër, pas atij të zbuluar në Bernë të shtunën te një person, i cili gjithashtu u infektua me virusin gjatë udhëtimit jashtë vendit.
    Në nivel global, deri më tani janë zbuluar rreth 90 raste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!