×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet, “Sunny Hill” zhvendoset në Tiranë, ky është njoftimi për ata që tashmë kanë blerë biletat

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 18:58

    Festivali më i madh që u organizua disa herë në Kosovë, “Sunny Hill”, sivjet nuk do të mbahet në Kosovë. Organizatorët janë tërhequr.

    Ky vendim erdhi si pasojë e zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit. Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.

    Organizatorët bëjnë me dije se ata që tashmë i kanë blerë biletat, nëse nuk kanë mundësi të marrin pjesë gjatë ditëve të festivalit në Tiranë, do t’u kthehen paratë.

    Qeveria e dështon “Sunny Hill” në Prishtinë, festivali zhvendoset në Tiranë

    Njoftimi:

    “Datat e njëjta, përvojat e njëjta, lokacioni i ndryshëm

    Këtë gusht (për shkak të vonesave nga institucionet për të lëshuar lejet e nevojshme për lokacionin), ne detyrohemi të zhvendosemi në Tiranë.

    Duam t’ju informojmë të gjithë ata që tashmë kanë bileta, se ato vlejnë për Sunny Hill Festival 2022 – Edicioni në Tiranë, ndërkaq ata që e kanë të pamundur të marrin pjesë në Tiranë, kanë mundësinë që t’i marrin paratë e tyre. (Datat për tërheqje të parave hapen nga 1 korriku deri me 15 korrik). Më shumë detaje dhe instruksione do të jepen ditëve në vazhdim.

    Tiranë, po vimë!”

    Kjo është letra që Dukagjin Lipa ua dërgoi krerëve të shtetit pas dështimit të “Sunny Hill” në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!