×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Konfirmohet vdekja e autorit të krimit të rëndë në Cetinje, viktimat shokët e kumbarët e tij – motivi s’dihet

    Reporteri
    02 Janar 2025 | 0:17

    Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Danilo Saranoviq, e ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e shumëfishtë në Cetinje, Aco Martinoviq, ka vdekur, përcjell Reporteri.net.

    Ai ka bërë me dije se Martinoviq kishte qëlluar veten dhe se ka vdekur rrugës për në spital.

    Drejtori i Policisë, Llazar Shqepanoviq, ka thënë se Martnivoqi është kapur në lagjen Humci dhe se ai vdiq nga lëndimet në kokë.

    Ai tha se nuk dihet motivi i vrasjes, ndërsa viktimat kanë qenë shokët dhe kumbarët e tij.

    Martinoviq dyshohet se ka vrarë 10 persona, në katër lokacione të ndryshme. Për disa orë, ai ishte në arrati.

    “Është një fytyrë e rrezikshme, e pamatur, brutale…”, ka qenë përshkrimi që i ka bërë të dyshuarit Drejtori i Policisë së Malit të Zi.

    Detaje rreth kësaj tragjedia ka dhënë edhe Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Danilo Sharanoviq.

    Ai ka bërë me dije se i vdekur ka mbetur pronari i tavernës ku filloi përplasja dhe disa anëtarë të familjes së tij. Sharanoviq ka thënë se në mesin e viktimave janë edhe disa familjarë të të dyshuarit për këtë krim të rëndë, Aco Martinoviq.

    “Disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, ka deklaruar Saranoviq.Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, e ka cilësuar këtë si “tragjedi të tmerrshme”, derisa ka njoftuar se ka shpallur tri ditë zie, më 2, 3 dhe 4 janar.

    “Tragjedia e tmerrshme na ka prekur të gjithëve”, ka thënë Spajiq për transmetuesin publik malazez RTCG.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!