×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet vjedhja e kasafortës në AUV, flet drejtori i Agjencisë

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 15:24

    Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Naser Krasniqi, ka konfirmuar së në këtë objekt ka pasur vjedhje të kasafortës.


    Ai në një adresim për media nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e kasafortës me arsyetimin se kjo mund ta pengojë procesin e hetimit që është duke u kryer nga Policia.

    Krasniqi ndër të tjera konfirmoi se vjedhja ka ndodhur nga 00:00 deri në ora 04:00.

    “Konfirmoj se në AUV ka pasur një ndërhyrje gjatë natës së mbrëmshme, ku personat e paautorizuar kanë hyrë, edhe pse objekti është i ruajtur nga Policia. Rasti është duke u hetuar nga Policia dhe ne nuk mund të japim detaje të tjera, deri sa të përfundojë hetimi. Dyshohet se personat kanë hyrë nga pjesa e pasme të objektit”, ka thënë ai.

    Ndryshe, rastin e  vjedhjes në AUV e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në nje objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje”, ka thënë ai.

    Hoxha ka shtuar se njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin.

    Kujtojmë se dje nga Thesari i Shtetit u vodhën mbi 2.1 milionë euro, me ç’rast u arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Financave, kurse dy persona të tjerë janë në arrati. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!