×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmon Borrell, propozimi evropian pritet të publikohet së shpejti

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 21:17
    Fotografi ilustruese.

    Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se palët janë pajtuar për planin franko-gjerman, por që do të diskutohet në takime të ardhshme për modalitete të zbatimit të planit.

    I njëjti deklaroi se së shpejti propozimi evropian do të bëhet i ditur edhe për qytetarët.

    Borrell premtoi se marrëveshja eventuale do të largojë barrierat në mes të shteteve dhe do të sjellë investime të reja evropiane në rajon.

    Pas takimit, ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që tregoi se do të ketë takime për të gjetur planin e zbatimit të marrëveshjeve. Edhe ai tha se plani evropian do të publikohet së shpejti.

    Në takim është marrë vesh që të ketë një raund tjetër të takimeve që do të mbahet më 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!