Sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugën hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Lidhur me këtë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook tha se ky koncept ka për qëllim shqyrtimin e pasurisë së pajustifikueshme të personave zyrtarë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
“Gjithashtu do të adresohet bartja e pasurisë nga personat zyrtarë tek personat e tretë”
“Projektligj që do të hartohet parasheh mekanizma bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve dhe Agjencisë për konfiskim. Gjatë ditëve në vijim do të nisim me adresimin e prioriteteve tjera”, shkroi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.