×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj, shkak mungesa e dokumentacionit

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 23:02

    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”.

    Gjatë ditës së parë të zbatimit, janë shqiptuar gjithsej 35 gjoba dhe janë konfiskuar 18 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.

    Në njoftim thuhet se Policia e Ferizajt, do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe respektimit të ligjit.

    “Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe t’i raportojnë kundërvajtjet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet e raportuara ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!