×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohen 49 vetura në Pejë për shmangie nga pagesa e tarifave doganore

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 16:44

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajve tetor dhe nëntor të këtij viti janë konfiskuar 49 automjete për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore.


    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se ndaj pronarëve të automjeteve janë iniciuar procedura ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit për procedura të mëtutjeshme ligjore.

    “Policia e Kosovës, apelon te të gjithë qytetarët që kanë në posedim mjete motorike e që nuk i kanë kryer obligimet doganore, para se të dalin në rrugë t’i kryejnë këto obligime, përndryshe Policia e Kosovës ndaj këtyre ngasësve të automjeteve do të ketë zero (0) tolerance”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!