Një incident me armë ka ndodhur dje në Prishtinë, me ç’rast një person është plagosur me armë zjarri dhe një është lënduar.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një fishek. Lidhur me incidentin janë arrestuar trembëdhjetë (13) persona, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu është sekuestruar një armë AK 47.
Policia është duke u hetuar rastin.
“Prishtinë / 23.10.2024 – 01:22. Pas raportimit për të shtëna me armë, policia në vendin e ngjarjes ka hasur në dy viktimat meshkuj kosovarë njëri i plagosur nga arma, ndërsa tjetri me lëndime. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një fishek. Lidhur me incidentin janë arrestuar trembëdhjetë (13) meshkuj kosovarë të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është arritur të identifikohet dhe sekuestrohet edhe një armë AK 47 që ishte në posedim të njërit nga të dyshuarit e arrestuar. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një DËR i kamerave të sigurisë që ishte larguar nga njëri prej të arrestuarve me qëllim të fshehjes së provave. Lidhur me rastin njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.