Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të dielën në një shtëpi në Zveçan kanë konfiskuar dy pushkë automatike, disa karikatorë, një sasi të municionit dhe një elektroshok, përcjell Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se policia ka njoftuar se ato janë konfiskuar gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi të dyshuar, por nuk kanë dhënë detaje nëse ai është arrestuar.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë automatike AK 47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.