Dogana e Kosovës ka konfiskuar disa mallra të kontrabanduara në komunën e Vitisë.
Dogana ka konfiskuar peshk të ngrirë, pomfrit nga patatet, qingja të ngrirë, shkruan Reporteri.net.
“Dogana e Kosovës me njësitet e Antikontrabandës ka arritur të identifikoj dhe ndaloj një automjet transportues me mallra të kontrabanduara në Kosovë përmes vijës së gjelbërt kufitare. Me këtë rast është hasur në mallë të kontrabanduar si në vijim:
Peshk i ngrirë Hake (Osliq) 2700 kg x1.64=4428.00 euro, pomfrit nga patatet i ngrirës 2000 kg x 0.65=1300.00 euro, qingja të ngrirë 5 pce 65 kg x 5.5 = 375.50 euro. Totali i vlerës së mallit është 6085.50 euro”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria dhe nën udhëheqjen e Prokurorit kujdestar pas intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione të tjera. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.