Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganorë gjatë kontrollit të udhëtarëve kanë zbuluar mallra të fshehura në bagazh.
Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentim kontrabandës, njoftohet nga Dogana.
Ndaj personit është iniciuar kundërvajtje doganore si dhe mallrat janë konfiskuar në sasi mbi 3 kg.
Mallrat e konfiskuara:
1.Stoli te ndryshme argjendi
2.Stoli ari 18 K (Pllakëza për varëse qafe të ndryshme)
3.Kuti të ndryshme të zbrazëta dekorative për stoli te ndryshme ,
4.Peshore që shërbejnë për matjet e stolive të ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.