×
  • Lajme
  • Lajme

    Konflikti Iran-Izrael, paralajmërohet rritja e çmimit të naftës në Kosovë

    Reporteri
    16 Qershor 2025 | 11:37

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka njoftuar se çmimi i derivateve në Kosovë është rritur dhe mund të rritet edhe më shumë ditëve në vijim.

    Këtë e arsyeton me konfliktin e fundit në mes të Izraelit dhe Iranit.

    “Çmimet e naftes po rriten për shkak të tensioneve në mes të Izraelit dhe Iranit. Kjo po shkakton frikë për ndërprerje të furnizimit duke ndikuar në rritjen e çmimeve. Irani prodhon nje pjesë të madhe të naftës në botë dhe kontrollon ngushticën e Hormuzit, një pikë ku kalon afërsisht 20% e naftës botërore. Çdo eskalim i kësaj situate do të ndikoj me shumë në rritjen e naftës ndërsa ndonje marrëveshje paqeje e ndërmjetesuar nga SHBA mund te qetësoj tregun e naftës. Çmimi i naftës në Kosove sigurisht që ndikohet gjithashtu nga këto zhvillime gjeopolitike për shkak që Kosova importon pjesën më të madhe të naftes. Çmimet aktuale në Kosovë janë:
    Diesel: 1.14€-1.24€. Benzinë: 1.15€-1.25€” thuhet në njoftimin e Berjanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!