×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi

    Kongresmeni republikan falënderon Osmanin: Shtetet e tjera evropiane duhet ta ndjekin shembullin tuaj

    Reporteri
    03 Prill 2025 | 21:10

    Kongresmeni republikan Carlos A.Gimenez e ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani pas kërkesës që ajo i bëri sot qeverisë së Kosovës për pezullimin e tarifave të importit ndaj mallrave amerikane.

    Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin “X” ka thënë se ky shembull duhet të ndiqet edhe nga shtetet e tjera evropiane.

    “Faleminderit, Zonja Presidente! Ky veprim po pritet mirë në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë të tjerë në Evropë duhet të ndjekin shembullin tuaj.”, ka shkruar ai.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Qeveria që të pezullojë tarifat e importit prej 10 për qind për produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Me këtë veprim sipas Osmanit, do të përcillej mesazhi se Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fortë me SHBA-në.

    “Jam e bindur se ky veprim do të hapë mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen afatgjatë ekonomike”, ka shkruar tutje Osmani në platformën “X”.

    Sipas saj, më shumë se veprim ekonomik, ky është një objektiv i politikës së jashtme, duke riafirmuar angazhimin e qëndrueshëm për aleancën Kosovë-SHBA, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe mbështetjes që vazhdon prej dekadash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!