×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Avdullah Hoti është veç aktor, kjo është qeveria e Thaçit dhe Mustafës

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 20:53

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuca  ka thënë se Qeveria e Avdullah Hotit është krijuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Sipas tij, Hoti vetëm e aktron kryeministrin dhe është njeriu i fundit për kah pesha dhe rëndësia, transmeton Reporteri.net

    “Rolin kryesor në krijimin e kësaj qeverie e ka pasur Avdullah Hoti, ai është i fundit për nga pesha dhe rëndësia. Avudllah Hoti është aktor që duhet ta luajë rolin e kryeministrit. Kjo marrëveshje është mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për ta eliminuar Vetëvendosjen prej qeverisjes por kjo është një lëvizje e shkurtër.  Lëvizja Vetëvendosje është project 15 vjeçar dhe LVV e ka ndërtuar me kujdes dhe mund mbështetjen që e ka te populli”, tha Konjufca në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

    Ai tha se mbështetja për Vetëvendosjen po shkon duke u rritur dhe forcuar.

    “Kjo mbështetje do të vit duke u rritur dhe forcuar.  Kjo është një konstante e rëndësishme në Kosovë”, shtoi Konjufca.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!