×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Avdullah Hoti, njeriu kryesor që punoi kundër Qeverisë, e ka ëndërr të bëhet kryeministër

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 21:19

    Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca e  ka quajtur të pacipë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, derisa ka folur edhe për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, menjëherë pas rënies së Qeverisë.


    Konjufca ka thënë se deri te shkarkimi i Hotit erdhi pasi që ai ishte njeriu kryesor që punoi për rrëzimin e Qeverisë. Sipas Konjufcës një njeri i tillë që del kundër qeverisë nuk ka pse të jetë pjesë e saj, shkruan Reporteri.net.

    Konjufca madje ka thënë se Hoti ishte ideator i mocionit të mosbesimit dhe se ai ka synime për tu bërë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, por që kjo nuk mund të bëhet pa zgjedhje të reja ku do të përballej me Albin Kurtin.

    “Ai u pa që ishte njeriu kryesor për rrëzimin e kësaj qeveria. Një njeri i tillë nuk ka pse të jetë në këtë qeveri, aq më tepër që përdorë këso terma ndaj kryeministrit Kurti. Arsyetimet i ka thënë në fjalimin e tij Hoti. Bile u kuptua se ai ishte një prej organizatorëve të atij mocioni. Dikush prej një urimi fillon të vrapojë shpejt, e pastaj merr në thua. Megolomania e një personaliteti që i duket vetja kryeministër dhe mendon se sa më shpejt të zgjidhet  pa shkuar ende kryeministri i vërtetë. Ai jeton me ëndrrën se do të bëhet kryeministër, por kjo pa zgjedhje është e pamundur”, ka thënë Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!