Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se kurrë nuk ka qenë në nivelin e tij të përmend emra.
Kjo, sipas tij, është hera e parë që përmend emra në Kuvendin e Kosovës, por thotë se i përmend atëherë kur don me vendos në pah hipokrizinë dhe argumentet të cilat e provojnë të vërtetën.
“Unë isha ministër i Jashtëm vitin e kaluar, kur shkova aty i gjeta këtu. Drejtori im ishte vëllai i shefit të GP të LDK-së, zv- drejtori ishte vëllai i ish ministrit të Shëndetësisë të LDK-së. A keni dëgjuar ndonjëherë duke i përmend këta dy emra, sepse nuk është në nivelin tim të merrem më këso gjera”, ka thënë Konjufca.
“Kam mund të propagandoj, por s’ma lejon ndërgjegjja, sepse nuk është nivel i diskutimet. Me ia numëru familjarët në BQK me fillu këtu me ua numëru familjarët në Telekom. Vetëm opozita po të betohem në vajzat e mia 150 familjarë t’i dorëzoj me listë. Po flas të deputetëve opozitarë. Dhëndri, vjehrra, vëllai, motra, krejt”, ka shtuar Konjufca.
Ky debat i kryeparlamentarit është zhvilluar pas një përplasje të tij me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.