Për të vazhduar seancën plenare në Kuvendin e Kosovës janë kthyer nga pauza e drekës vetëm 61 deputetë, numër ky i pamjaftueshëm për të votuar marrëveshjen ndërkombëtare e cila është në rend dite.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka konfirmuar se në sallë janë të pranishëm vetëm 61 deputetë dhe nuk ka kuorum për të votuar marrëveshjen ndërkombëtare.
Ai ka thënë se seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e projektligjeve ndërsa marrëveshja ndërkombëtare të mbetet për një ditë tjetër.
“Po vazhdojmë me seancën, kemi mbet tek marrëveshja ndërkombëtare por kjo e kërkon një prani mjaft të lartë dhe 80 vota për të kaluar. Nuk ju lëshoj para 10 gushtit, ta dini, hiç. Virusi, vaksinohuni”, u ka thënë Konjufca deputetëve.
Në këtë seancë në rend dite janë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane; shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë dhe miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.