×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Dëshmorët dhe martirët e rënë për liri janë gurthemel i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 19:16

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin e Lirisë në fshatin Sllovi të Lipjanit, kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të rënë më 15 prill të vitit 1999.


    Kryekuvendari Konjufca po ashtu takoi disa nga familjarët e të rënëve, me ç’rast çmoi lart kontributin e më të dashurve të tyre dhënë për liri, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila u kurorëzua me themelimin e shtetit tonë të pavarur.

    Dëshmorët dhe martirët e rënë për liri janë gurthemel i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sakrificës së tyre sublime i përulemi me respekt të përjetshëm, tha Konjufca.

    Për vetëm dy ditë, 15 e 16 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 shqiptarë në fshatin Sllovi, në mesin e tyre pleq, gra e fëmijë.

    Prandaj, kryekuvendari Konjufca e shtroi si nevojë të domosdoshme që institucionet e Kosovës të punojnë më shumë për zbardhjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të Serbisë, të kryera në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!