Kandidati për deputet nga VV-ja, që është edhe anëtar kryesie i kësaj partie, Glauk Konjufca, po dyshon se helmi në votat e ardhura nga Serbisë ka mundur të vijë nga vendi ku janë nisur kutitë.
Në Pressing të televizonit T7, Konjufca ka dhënë dy opsione që, sipas tij, kanë mundur të ndodhin lidhur me skandalin e helmimit të punonjësve të zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.
Sipas Konjufcës, ka qenë e mundur që helmi të ketë qenë në kuti, por shton se kjo gjë mund të jetë bërë për ta vonuar procesin e numërimit, duke lënë të kuptohet se mund të mos ketë pasur asgjë.
“Skandali me helmime ka mundur të ndodhë për dy arsye. E para, që me të vërtet ndoshta ka diçka aty; dhe e dyta, është se ndoshta dikujt po i konvenon vonimi i procesit zgjedhor”, ka thënë Konjufca.
Ani pse e paraqiti vet si dyshim, Konjufca nuk po arrin ta kuptojë se kush do të dëshironte që të votnohej procesi meqë, siç e tha ai, PDK-ja e ka pranuar opozitën.
Sidoqoftë, mbi 10 persona kanë vazhduar tretmanin edhe sot në QKUK pasi u ankuan se një materie u shkaktoi alergji dhe dhimbje./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.