×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca flet me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë për pandeminë, i kërkon ndihmë edhe për liberalizimin e vizave

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 15:41

    Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë  telefonike me homologun e tij në Gjermani.


    Konjufca tha se homologun e tij gjerman e ka njoftuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë, e po ashtu ka kërkuar nga ai që ta mbështesë Kosovën në procesin për liberalizimin e vizave, shkruan Reporteri.

    “Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Z. Heiko Mass. Gjatë kësaj bisede kemi diskutuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë. Kësaj radhe me z. Mass diskutuam për Procesin e Berlinit dhe për raportet me vendet e rajonit. Natyrisht që gjatë kësaj bisede telefonike kemi folur edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona dhe sigurisht që si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës kam kërkuar që të na mbështesin në procesin për liberalizimin e vizave”, ka njoftuar Konjufca.

    Ai ka thënë ndër të tjera e ka informuar ministrin gjerman për heqjen e taksës 100 për qind dhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

    “Në fund i kam shprehur mirënjohje Mass dhe i kam treguar që i gëzohemi faktit që Gjermania e merr udhëheqjen e radhës të BE-së në korrik”, përfundon njoftimi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!