×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca flet për daljen e Osmanit nga LDK, tregon nëse po i bashkohet VV-së apo po krijon parti të re

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 18:01

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka zgjedhur të flas edhe për fatin e kryeparlamentares Vjosa Osmani, një ditë pasi ajo bëri të ditur se po shkëputet zyrtarisht prej LDK-së.


    Sipas Konjufcës, partia e ka njollosur Osmanin përmes një, siç beson ai, plani të organizuar të kryesisë së partisë. Ky plan, siç beson Konjufca, ka qëllim eliminimin e Osmanit, shkruan Reporteri.net.

    “Pas asaj që zonjës Osmani i ndodhi me strukturat udhëheqëse me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përçmimin që ajo e përjetoi dhe le të themi njollosja prapa të cilës qëndron një plan i organizuar i kryesisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Mustafa, shihet qartazi një plan aty, që është eleminimi i zonjës Osmani, për shkak të fuqisë që ajo e ka brenda elektoratit të LDK-së”, ka thënë ai.

    Sipas Konjufcës, Osmani ka më së shumti fuqi në parti, ndërkohë që nuk ka fare fuqi brenda partisë. Kjo gjë, sipas nënkryetarit të VV-së, ka prodhuar një shpërputhje dramatike që më pas solli rrugën e re të Osmanit.

    “Kjo shpërputhje dramatike mes fuqisë që ajo e gëzon tek elektorati dhe çka përjeton nga kryesia e LDK-së, bën që ajo ta ndjekë siç duket, mesa ka bërë të ditur vet, rrugë të pavarur politike, e cila çon drejt një alternative të re në skenën politike”, shtoi Konjufca.

    Por, sipas njeriut të dytë më të rëndëishëm në VV, Osmani nuk ka adresë VV-në. Konjufca thotë se, siç ka deklaruar Osmani, e ardhmja nuk do të jetë në VV por në një parti tjetër. Me partinë e Osmanit, Konjufca thotë se do të bashkëpunonte.

    “Jo në VV me sa ka shpjeguar ajo vetë, mirëpo natyrisht unë mendoj që bashkëpunimi i VV-së me këtë alternativë të re politike do të jetë evident dhe mendoj që një bashkëpunim i tillë do të shkaktonte një fitore historike dhe të paparë në historinë më të re të Kosovës pas çlirimit, pas viti 1999”, ka thënë Konjufca.

    Dyshi i VV-së tha se bashkëpunimi me Osmanin do të sillte diçka që ai e quan si histortike.

    “Ky kombinim do të ishtë fitorja më e madhe që është parë ndonjëherë e ndonjë force politike në historinë e pasluftës së Kosovës”, theksoi në fund ai.

    Siqoqoftë, vetë Osmani akoma nuk është deklaruar për të ardhmen e saj, përveç që dje e sqaroi përfundimisht që ka ndarë rrugët me LDK-në. Madje, ajo tha se ka shkëputur të gjitha kontaktet me Isa Mustafën./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!