×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Garantoj se Mytaher Haskuka nuk ka asnjë aferë korruptive

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 21:17

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se kreu i Prizrenit, i cili vjen nga e njëjta parti, Mytaher Haskuka, është ndër kryetarët më të pakorruptuar në Kosovë.


    Në emisionin ‘Pressing’ në T7, Konjufca ka garantuar se nuk mund të gjindet asnjë aferë korrupsioni e Haskukës, transmeton Reporteri.net.

    Ndërsa për drejtorin në këtë komunë, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë, ka thënë se janë marrë masa ndaj tij.

    Kujtojmë se Haskuka shumë herë është akuzuar nga kundërshtarët politikë për afera korruptive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!