×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Haradinaj dhe PDK u ndanë për shkak të Autostradës së Dukagjinit

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 21:01

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se arsyeja e vërtetë e prishjes së koalicionit PAN, ka qenë ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit.


    Konjufca në T7 ka thënë se liderët që kanë udhëhequr Kosovën që nga pas lufta, asnjëherë nuk i kanë prishur koalicionet për shkak të idealeve, por vetëm për interesa personale.

    “Ka qenë një konflikt në rritje për prishjen e koalicionit. Arsyeja e parë ishte presioni i Hashim Thaçit ndaj Ramush Haradinajt për heqjen e taksës. Arsyeja e dytë, ka qenë dëshira e Ramush Haradinajt për ta çuar autostradën në Dukagjin, në rajonin e tij. Derisa Haradinaj zgjodhi të jap dorëheqje pas ftesës së Gjykatës Speciale”, tha Konjfuca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!