Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se Avdullah Hoti nuk duhet të takohet me Vuçiqin në SHBA pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit.
‘’Pas këtij zhvillimi, nuk di as se si zotëri Hoti shkon atje. Sepse është një zhvillim i ri serioz, në skenën politike të Kosovës, i cili pikësëpari e dëmton Kosovën. Thaci e Veseli do të ftohen atje në cilësinë ushtarit të UCK-së. Nga ky aspekt e dëmton Kosovën. Qeveria e Kosovës nuk mund ti mbyllë sytë si asgjë, ne shkojmë atje e bëjmë marrëveshje me Vucicin. Është denigruese’’, ka thënë Konjufca në KTV.
‘’Ka info të sigurta se prej atyre që do të jenë si aktakuza, shumë prej tyre ka kontribuar edhe Serbia me kinse prova kundër UCK. Me u taku me Vucicin në këto momente është e vështira, do ta bënte vetëm një kryeministër i papërgjegjshëm.’’
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.