Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kjo parti ka besuar se kauza e ngritur në Gjykatën Kushtetuese ka qenë e drejtë.
“Unë kam menduar se Gjykata do ta konstatonte vetëm mungesën e legjitimitetit të votës së deputetit Ethet Arifi, por nuk kam pritur se gjykata do t’i shpallë zgjedhjet”, tha ai në “Debat Plus”.
Konjufca thotë se edhe nëse Gjykata do të thoshte se në sallë kanë qenë vetëm 60 vota të vlefshme mjaftonte që vendi të shkojë në zgjedhje.
“Gjykata ka dashur të shprehet në një formë më eksplicite”, tha ai.
Ish-ministri i Jashtëm nga radhët e LVV-së thotë se ky subjekt nuk është pajtuar shumë herë me vendimet e Kushtetueses por sipas tij kësaj radhe vendimi i saj ka mbështetur pretendimin e Vetëvendosjes.
“Kushtetuesja nuk është fare profesionale pasi ka krijuar pasoja që tashmë po mundohet t’i përmirësoj”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.