Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë se kryeministri Avdullah Hoti duhet ta ngritë si problem mandatin e Gjykatës Speciale së cilës tashmë i ka mbaruar.
Sipas tij, Specialja nuk zhbëhet vetëm me vota të deputetëve në Kuvend.
“Si cdo ligj, edhe ky për Specialen i ka dykuptimsitë e veta. Specialja nuk shpërbëhet pse ne thjesht i cojmë duart në Parlament. Këtë duhet me ditë. Mandati mund edhe t’i ketë skaduar, por kjo nuk po e ndal punën e saj. Hoti duhet me iu drejtu Speciales dhe të problematizojë mandatin e saj. Qeveria duhet me qenë e interesuar, e jo vec me bo sehir, po ndodhin arrestime dhe mirë u bë”, ka thënë ai në Dukagjini.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/3121234111336663
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.