×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca e quan Isa Mustafën intrigant

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 8:00

    Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca e ka quajtur kreun e LDK-së, Isa Musafën intrigant.


    Konjufca në T7 tha se metoda e veprimit të Mustafës në politikë është intriga.

    “Unë menoj që Isa Mustafa në politikë e meriton epitetin e…, unë menoj që është intrigant, i përshtatet më së miri. Metoda e veprimit të tij politik është intriga. Një politikan i cili aq është i preokupuar me uzurpimin e pushtetit sa që nuk i sheh hallet e qytetarëve. Ai shumë problem e ka, dioptria e tij, syzet e tij politike shohin deri te karriga kë me e vendos, ky nuk më dëgjon, ky është i pabesueshëm, këtë e rrëzojnë, e vendosim Avdullah Hotin, a besoni që Isa Mustafa nuk mendon në këtë botë kurrgjë tjetër. Edhe natën, ëndrrat kur i sheh, sheh këso metoda politike”, tha Konjufca.

    Ai ka komentuar edhe kandidatin e LDK-së dhe atë të PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

    Konjufca ka thënë se Avdullah Hoti e Enver Hoxhaj të dy bashkë kanë më pak vota se Albulena Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!