Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ditën që është votuar në Kuvendin e Kosovës, ka dhënë një deklaratë rreth aktakuzave të Gjykatës Speciale. Madje duket interesante që një deklaratë e tillë të dalë nga Ministri Jashtëm i Kosovës, shkruan Reporteri.
Teksa ka kujtuar se Vetëvendosje ishte kundër Gjykatës Speciale, në Pressing, të hënën ai tha se tash nuk mund të bëhet zhberja e saj.
“Do të ishte hipokrizi nga Vetëvendosje me bë dicka unilaterale në kohën kur vetë pjesetarët tanë po i përgjigjen kesaj gjykate”, ka thënë Konjufca, teksa ka shtuar se nuk pret që në momentin kur do të ketë aktakuza, të ketë të tillë që do të tentojnë të ikin.
Por, një deklaratë tjetër e tij duket të jetë interesante për punën e aktakzuave nga Gjykata Speciale. Konjufca ka thënë se ka një përshtypje se ky institucion do të ngrisë aktakuya vetëm për rastet kur vërtetë as avokati nuk do të kryejë punë. Thotë se këto raste do të ekzistojnë për shkak të brutalitetit të tyre faktik.
“Qysh e kom unë përshtypjen, nuk është që posedoj fakte të pakundërshtueshme. Unë e kam nifar pershtypje se Gjykata Speciale do të kapet vetëm për çeshtjet, në të cilat pernime avokati ka me qenë fort jo relevant. Pretendoj që kanë me qenë vetëm qasi raste. Shumë të forta, të cilat edhe nëse janë, nëse ekzistojnë, kanë me ekzistu për shkak të brutalitetit të tyre faktik”, ka thënë Konjufca në T7.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ish Kryeministri Ramush Haradinaj dhe shumë komandatë e ushtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimitarë e Kosovës janë ftuar për intervistë nga Gjzkata Speciale.
Nuk dihet ende kur do të jenë aktakuzat e para, por pritjet janë këtë vit. Gjykata Speciale është votuar në kohën e koalicionit PDK-LDK. Asokohe Vetëvendosje e kundërshtone. Në vitin 2018 pati një iniciativë të deputetëve për ta zhbërë Gjykatën Speciale. Kjo inicativë nga deputetët e koalicionit të asaj kohe, PDK-AAK-NISMA, nuk u përkrah nga Vetëvendosje, ani pse dikur e kishte kundërshtuar gjykatën.
Vetëvendosje nga aty nisi bashkëpunimin me LDK-në. Një gjë të tillë e kishte thënë edhe tash Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Kishte thënë se kjo ishte nata kur lindi koalicioni i shpreses. /Reporteri