×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Kurti i ka ofruar LDK-së mundësinë të zgjedh i pari

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 21:06

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin “Debat Plus”, ka diskutuar rreth iniciativës së dy partive për krijimin e qeverisë dhe për problemet që po u kanosen gjatë tentativave për krijim të koalicionit.


    I pyetur se ku është problemi për mos arritjen e koalicionit dhe a është posti i Presidentit edhe më tutje penges, apo edhe ministrit e punëve të brendshme po u shkaktojnë telashe në krijimin e këtij koalicioni, Konjufca tha se VV-ja kundrejt LDK-së për koalicion është nisë me një princip të vullnetit të mirë, që të ketë pajtueshmëri.

    Tutje Konjufca ka thënë se kjo është edhe njëra ndër arsyet se pse kemi filluar patëm filluar me bisedimet në lidhje me harmonizimin e programit qeveritar.

    “Se VV-ja ka bërë kompromise që bisedat të vazhdojnë dhe ka pasur një qasje kontruktive”, ka thënë ndër të tjerash Konjufca.

    Konjufca tutje thotë se  VV-ja ka bërë kompromise dhe ka pasur qasje konstruktive, ku këto kompromise ai i sjell në disa pika kyçe.

    “Vetëvendosje ka bërë koncesionin e parë duke e lënë partnerin të zgjedh e para ministrinë. Kompromisi i dytë ishte ndarja e barabartë e ministrive me LDK-në. Kjo nuk është pak. Kompromisi i tretë ka qenë që LDK të ketë zëvendëskryeministrin e parë. Kompromisi i katërt është që Vetëvendosje ka qenë e gatshme ta negociojë edhe postin e kryetarit të Kuvendit. Ndërsa kompromisi i pestë ka qenë gjeneroziteti sa i përket akomodimit të programit të LDK-së në qeverisje”, ka thënë Konjufca

    Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se këto pesë kompromise nuk janë pak për të shkuar drejt marrëveshjes.

    Ai thotë se LDK nuk po bën kompromise shumë në lidhje me pozitën e presidentit ku edhe sipas tij ka ngecur procesi.

    Reoporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!