Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo parti është për opsionin më të mirë që do t’u shërbejë qytetarëve.
Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK ka qenë në dy mandate në koalicion me PDK-në si parti e dytë.
Ai thotë se në dy rastet e këtyre koalicioneve partia e parë që në ato raste ka qenë PDK-ja ka marrë dy nga tri pozitat kryesore të shtetit.
“Tash, a nuk është e tepërt që LDK po i kërkon VV-së më shumë se që i ka kërkuar PDK-së?!”.
Konjufca ka thënë se për këtë arsye Vetëvendosje po kërkon që presidenti të jetë një person mbipartiak e që sipas tij “një herë e mirë të zgjidhet ky problem në Kosovë”.
Nënkryetari i Vetëvendosjes ka thënë se është joracionale që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të bllokadës për postin e presidentit./Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.