×
  • Lajme
  • Lajme / Nis seanca

    Konjufca merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të opozitës për “skandalet në KEK”

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 12:37

    Ka nisu seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga opozita, e ku pritet të diskutohet  ‘skandalet dhe keq menaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës’.

    Në seancë nuk po marrin pjesë deputetët e partisë në pushtet.

    Por, prezent është kryetari  i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili është duke e udhëhequr seancën, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar rezolutën, përmes së cilës kërkohet edhe hetim i plotë për rolin e Dejona Mihalit në menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje.

    Kjo është seanca e katërt me radhë e jashtëzakonshme, në të cilën nuk po marrin pjesë deputetët e pushtetit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!