×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Në frymën e mirësisë ndaj njëri-tjetrit, urime Krishtlindjen qytetarëve tanë serbë ortodoks

    Reporteri
    07 Janar 2024 | 17:49

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ua ka uruar besimtarëve ortodoksë Krishtlindjen.

    Në njoftimin e lëshuar nga ai në Facebook thuhet se mesazhet e ngrohtësisë, paqes, solidaritetit dhe respektit qofshin ato të cilat përshkojnë këtë ditë të kremtimit e festimit.

    Konjufca shkroi se në frymën e “mirësisë ndaj njëri-tjetrit” dëshiron t’ua urojë këtë festë “të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks”.

    “Në frymën e mirësisë ndaj njëri-tjetrit dhe shpresës së përbashkët për njëri-tjetrin me të cilën vjen kjo festë, dëshiroj që të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks t’ua uroj Krishtlindjen!”

    “Gëzuar Krishtlindjen e kalendarit julian, mbarësi e gëzime në familjet tuaja!”, ka shkruar Konjufca./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!