×
  • Lajme
  • Lajme / Marrëveshja finale

    Konjufca nga Washingtoni, mesazh Perëndimit: Nuk ka Asociacion pa njohjen e Kosovës nga Serbia

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 23:49

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka treguar kushtet mbi të cilat Kosova e zbaton Asociacionin.

    Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se zgjidhja më e mirë është zbatimi i Asociacionit duke marr njohje nga Serbia.

    “ Ne mendojmë së pari si Republikë e Kosovës, si institucione të shtetit që zgjidhja më e mirë është në kuadër të njohjes – që të gjitha aranzhimet që mund të konceptohen nga Bashkësia Ndërkombëtare si obligime që ne i kemi si Kosovë nga e kaluara, por flas për marrëveshjet e mëhershme – këto do të vendosen në një pako më të madhe të zgjidhjes dhe kjo ishte përpjekje, unë besoj edhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, përpjekja për ndërtimin edhe të marrëveshjes së Ohrit. Mirëpo, për Marrëveshjen e Ohrit, Presidenti i Serbisë e ka dhënë qëndrimin e vet që nuk vjen në shprehje nënshkrimi i saj. Shtrohet pyetja pse nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit Presidenti i Serbisë? Sepse aty është njohja de-facto e pavarësisë së Kosovës. Çfarë prodhon njohja de-facto? Do ta kuptoni që njohja de-facto prodhon konturat e njohjes de-jure, dalëngadalë për Kosovën. Në këtë marrëveshje nuk dëshiron që të hyjë Presidenti i Serbisë. Atëherë Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka mekanizma që ta shtyjë Presidentin e Serbisë që të hyjë në kuadër të pakos së Marrëveshjes së Ohrit atëherë aq më pak ne pranojmë që të hyjmë në një marrëveshje për Asociacionin e cila është shkëputur prej procesit të përgjithshëm politik, prej pakos së përgjithshme e cila neve do të na sillte konsolidimin e sovranitetit karshi Serbisë, kjo është shumë ekzistenciale për Kosovën dhe pastaj ne do të ulemi dhe do të shohim me Bashkësinë Ndërkombëtare se si t’ia gjejmë një modus kësaj që Kosova e ka pranuar faktikisht që është një formë e menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë. Por, ju nëse doni ta shtyni Kosovën që pavarësisht gjithë kësaj vetëm të ulet Kosova dhe ta zbatojë Asociacionin, kjo nuk mendoj që është rruga kjo nuk mund të mendoj se do të prodhojë rezultate së paku le të themi në këtë periudhën afat-mesme të proceseve politike në Kosovë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!