×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca nuk “guxon” të propozojë shkarkimin e ambasadorëve nga LDK-ja

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 15:11

    Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka propozuar tërheqjen e 7 ambasadorëve nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe ambasadoren Vlora Çitaku në Uashington.


    Mirëpo, i njëjti duket se nuk ka “guxuar” të propozojë tërheqjen e asnjërit prej ambasadorëve të LDK-së, të cilët janë të emëruar politikë, shkruan Reporteri.net.

    Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Neë York, Teuta Sahatçiu, e cila mori pozitën si e emëruar politike në të njëjtën kohë me Vlora Çitakun në Uashington, nuk është pjesë e listës së emrave të publikuar sot përmes Facebookut nga Konjufca.

    Pjesë e listës së ambasadorëve të LDK-së, të cilët nuk janë propozuar të kthehen nga Konjufca janë edhe Ambasadori në Senegal, Ramadan Gashi, si dhe Sami Ukelli, Ambasador në Zvicër, Shkëndije Sherifi në Suedi, Nazane Breca që zyrtarisht ende është ambasadore në Zvicër për shkak se nuk e ka përfillur vendimin për kthim, si dhe Fitim Gllareva në Greqi.

    Siç shihet nga kjo listë që Konjufca e publikoi në Facebook, të gjithë ambasadorët të cilët ka kërkuar të tërhiqen janë të emëruar politikë nga PDK-ja, të cilëve duket që Konjufca u është vënë pas për t’u konfrontuar me Presidencën dhe opozitën.

    Ndryshe, Konjufca kishte urdhëruar kthimin edhe të 14 konsujve më herët, në javën e dytë të qeverisjes./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!