×
  • Lajme
  • Lajme / Kryetari i Kuvendit

    Konjufca: Numri i grave të angazhuara politikisht është rritur vazhdimisht në Kosovë

    Reporteri
    15 Mars 2024 | 14:40

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se numri i grave të angazhuara politikisht është rritur vazhdimit në Kosovë.

    Në seancën shënjuese me të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”, ai tutje u shpreh se roli i grave është i pazëvendësueshëm, duke përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani, dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga.

    “Përmes këtyre shembujve, Kosova po tregon vlerat e saj evropiane dhe perëndimore. Një shteti të ri demokratik si Kosova, nuk ju nevojit shumë kohë që ta dëshmojë rrugën e emancipimit politik e cila nuk ka përfunduar dhe përpara nesh është shumë e gjatë, por përmes saj dhe përmes shumë deputeteve të cilat në Kuvend janë 40, po tregojmë që Kosova është e përcaktuar në rrugën e saj të gjithëpërfshirjes dhe për arritjen sa më efektive të barazisë gjinore në vendin tonë”, shtoi Konjufca.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!