Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës që u zgjodh sot, Glauk Konjufca, do të jetë edhe ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës.
Ai mori përkrahjen e 69 deputetëve për ta udhëhequr Kuvendin, e me automatizëm bëhet edhe drejtues i Presidencës së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Konjufca për mediat nuk e përjashtoi se sot do të nisë drejt pretendentit për kryeministër, Albin Kurti letrën për formimin e Qeverisë.
Ai ka thënë se janë disa procedura teknik që duhet ndjekur, por nuk e ka përjashtuar që kjo të ndodhë pas disa orëve.
“Për gjithçka tjetër do të ju njoftoj me kohë sepse janë disa procedura teknike, nuk e përjashtojmë që pas disa orëve kjo do të ndodhë”, u shpreh Konjufca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.