×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca paralajmëron kthimin e konsulles së LDK-së në Amerikë

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 14:21

    Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.


    Konjufca ka folur edhe për vendimet e tij të fundit për tërheqje të shtatë ambasadorëve si dhe shkarkimin e 14 konsujve të Kosovës në vende të ndryshme të botës.

    Ai ka thënë se e kishte sfidë të madhe vendosjen e ligjshmërisë brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruan Reporteri.net.

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i cili kishte qenë edhe Ministër i Jashtëm ka këshilluar Konjufcën se do të ishte e radhës që para se të tërhiqej një ambasador, do të duhej të thirrej në takim.

    Ai ka thënë se disa prej tyre ishin ambasadorë politikë dhe se ishin emëruar gjatë mandatit të tij si ministër. Hoxhaj ka thënë se ka ambasadorë të LDK-së që nuk janë tërhjekur, duke përmendur kështu Teuta Sahatçinë e cila është konsulle e Kosovës në New York.

    Ministri Konjufca është përgjigjur duke thënë se Sahtçija do të kthehet më 6 prill, atëherë kur edhe i përfundon mandati, ngase sipas tij ajo në këtë post është emëruar më 6 prill 2016. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!